Pyetje të shpeshta
Si mund të kontaktoj Luméa?
Mund të na telefononi në +355 69 35 000 40 ose +355 69 35 000 41. Mund të na kontaktoni edhe në WhatsApp.
A jeni të hapur 24 orë?
Po. Luméa është e hapur 24 orë në ditë, 7 ditë në javë.
Ku ndodheni?
Na gjeni në Rrugën Transballkanike, pranë ish Hipotekës, Vlorë 9401.
Harta dhe udhëzimetSa salla pritjeje keni?
Luméa ka katër salla pritjeje: Beata, Amara, Celeste dhe Eden.
A keni ambiente për kujdesin ndaj të ndjerit?
Po. Ambientet e dedikuara për ruajtjen, përgatitjen dhe kujdesin ndaj të ndjerit ndodhen në të njëjtën godinë me sallat e pritjes.
A ofroni transport funeral jashtë Shqipërisë?
Po. Luméa ofron transport funeral brenda Shqipërisë dhe jashtë vendit, përfshirë riatdhesimin. Për rastet ndërkombëtare, kërkesat dhe dokumentacioni mund të ndryshojnë sipas shtetit. Na kontaktoni për informacion mbi rastin konkret.
A ndihmoni me dokumentacionin?
Po. Ju ndihmojmë me procedurat dhe dokumentacionin që lidhen me shërbimin funeral dhe ju udhëzojmë për hapat përkatës.
A ofroni arkivole?
Po. Kemi larmishmëri arkivolesh të cilësisë italiane, me çmime të ndryshme dhe të arsyeshme, si dhe aksesorë për ceremoninë.
A mund të shoh ambientet para se të vij?
Po. Në faqen “Ambientet” mund të shikoni fotografitë e sallave, hollit, godinës dhe automjeteve.
Shikoni ambientetA i publikoni çmimet në website?
Jo. Çmimi varet nga shërbimet që kërkohen dhe nga rasti konkret. Për informacion mbi koston, na telefononi dhe do t’ju tregojmë opsionet përkatëse.
Keni një pyetje tjetër?
Na telefononi ose na shkruani në WhatsApp.